Chelsea dhe Interi janë futur në garë për mesfushorin boshnjak Miralem Pjaniq, i cili pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet e ditur se si Chelsea ashtu edhe Interi po insistojnë në transferimin e Pjaniqit, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit te Barçës, Ronald Koeman.
Të dy skuadrat janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim deri në 25 milionë euro për transferimin e tij.
Pjaniq 31-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka 28 paraqitje në të gjitha garat.
Ai karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Roma, Lyoni e Metzi.