Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për ta kthyer Pjaniqin

Juventusi është i interesuar ta kthejë në radhët e veta mesfushorin e Barcelonës, Miralem Pjaniq, raporton “Mundo Deportivo”.

Pjaniq iu bashkua Barcelonës në vitin 2020, por pati një sezon të vështirë debutues në “Camp Nou”.

Edhe te Barcelona janë të interesuar ta shesin Pjaniqin për të ulur koston e shpenzimeve.

Por, Juventusi nuk është i vetmi klub që ka shfaqur interesim për Pjaniqin.

Edhe fituesja e Ligës së Kampionëve, Chelsea po ashtu është duke shfaqur interesim për futbollistin boshnjak.

Artikuj të ngjashëm