Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pioli do të shkarkohet nëse Milani nuk siguron pjesëmarrjen në Champions

Stefano Pioli do të shkarkohet nga posti i trajnerit te skuadra e Milanit nëse nuk e mbyll sezonin në Serie A në njërën prej pozitave që dërgojnë edicionin tjetër në Ligën e Kampionëve.

Kështu, ka raportuar të mërkurën e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Aktualisht, Milani është në pozitën e pestë në tabelë me 66 pikë, sa i kanë Juventusi e Napoli që ndajnë pozitat tre dhe katër. Deri në fund të këtij sezoni, kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe Pioli mund t’i shpëtojë shkarkimit nëse i siguron Milanit paraqitjen në Champions. Pioli ka kontratë me Milanin deri në vitin tjetër dhe në rast se ai shkarkohet nga klubi për shkak se nuk ka arritur objektivat, atëherë vendin e tij në krye të ekipit pritet ta zë trajneri aktual i Veronës, Ivan Juriq.