Sulmuesi i krahut, Ivan Perishiq pritet të jetë përforcimi i parë i Tottenhamit në afatin kalimtar të janarit. Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Perishiq në parim ka arritur marrëveshje me Tottenhamin dhe ekipi anglez po negocion me Interin për çmimin e tij.
Mësohet se Tottenhami është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për Perishiqin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho. Kroati 31-vjeçar, ka kontratë me Interin deri në vitin 2022 kurse edicionin e shkuar ishte i huazuar te Bayern Munichu. Këtë edicion, Perishiqi ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 21 paraqitje për Interin në të gjitha garat.