KB Peja ka marrë dy gjoba nga Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për ndeshjen e luajtur të dielën e shkuar ndaj Trepçës në kuadër të serisë finale të plejofit. Peja e fitoi duelin 87:83 në palestrën “Karagaçi” për ta barazuar serinë finale në 2:2 pas katër ndeshjeve të luajtura.
Peja, në fakt, ka marrë dy gjoba. Njërin në vlerë prej 400 eurosh dhe tjetrin në vlerë prej 200 eurosh për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes. Krahas Pejës, edhe basketbollisti Alban Veseli është gjobitur me 200 euro për shkak të gabimit teknik shkaku i sjelljeve josportive.
Ndërkohë, te Trepça është dënuar vetëm drejtori sportiv Besim Braha. Braha është pezulluar me një ndeshje për shkak të ofendimeve dhe sharjeve ndaj Komesarit për siguri.