Trepça e Peja janë gjobitur pas ndeshjes së parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça, që ishte vendase të mërkurën, është gjobitur me 750 euro gjithsej. Ndërkohë Peja është gjobitur me 200 euro, sa edhe lojtari i saj, Alban Veseli. Trajneri Rami Hadar është gjobitur me 50 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimet i mori të premten Komisioni i Garave i FBK-së. Veseli dhe Hadar u ndëshkuan me gabime teknike, ndërsa për shikuesit në vendim thuhet se kanë hedhur gjësende të buta, kanë ofenduar skuadrën mysafire dhe kanë ndezur mjete piroteknike.
Trepça e ka fituar ndeshjen e parë finale. Ndeshja e dytë është të dielën në Pejë.