Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Peja gjobitet me 1700 euro

KB Peja

Klubi i basketbollit Peja është gjobitur me 1700 euro për shkeljet e bëra në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit ndaj Trepçës. 

Kështu ka vendosur Komisioni i Garave i FBK-së. Janë evidentuar tri gjoba ndaj klubit pejan.

Sipas raportit “sjelljet e 2500 shikuesve ishin korrekte, me përjashtim të një grupi tifozësh që nuk u ndalën me ofendime në kor. Po ashtu u bë përdorimi/lëshimi i muzikës me qëllim nxitjen e ofendimeve ndaj lojtarit Drilon Hajrizi dhe ekipit mysafir. Në fund të ndeshjes pati hedhje të shkrepësave në drejtim të ekipit mysafir”.

Me nga 100 euro janë dënuar Akili Vining i Trepçës dhe Daquan Bracey i Pejës.

Për shkeljet e bëra në ndeshjen e parë në Mitrovicë, Trepça ishte gjobitur me 700 euro.