Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partey dhe White të gatshëm për Arsenalin

Thomas Partey dhe Ben White janë rikthyer në stërvitje me klubin e Arsenalit.

Mesfushori Partey mungoi shkaku i një lëndimi të pësuar në kyçin e këmbës në ndeshjet parasezonale, ndërkohë White që u transferua për 50 milionë funte nga Brightoni, ka qenë i infektuar me koronavirus. Sipas faqes zyrtare të klubit, dy futbollistët mund të paraqiten në ndeshjen e radhës ndaj Norwichit.

Skuadra e Arsenalit është në kërkim të fitores së parë këtë edicion në Premier League.

Në tri ndeshjet e para, Arsenali ka regjistruar po aq humbje dhe nuk e ka shënuar asnjë gol.

Artikuj të ngjashëm