Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partey mungon në pjesën e mbetur të sezonit

Thomas Partey pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, ka konfirmuar të premten trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Mesfushori i “revolveristëve” ka pësuar dëmtim në muskul në humbjen 3:0 të Arsenalit nga Crystal Palace më 4 prill.

Pas lëndimit, u tha fillimisht se Partey mund t’i kthehet Arsenalit për ndeshjet e fundit të këtij sezoni, por Arteta theksoi se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

28-vjeçari nga Gana ka shënuar dy gola dhe ka një asistim në 26 paraqitje këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm