Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partey do të largohet nga Arsenali

Mesfushori Thomas Partey do të largohet nga skuadra e Arsenalit, ka njoftuar “The Sun” të martën. Bëhet e ditur se tek Arsenali janë të gatshëm ta lirojnë ganezin për një ofertë deri në 40 milionë euro.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk llogarit në Parteyn, i cili ka kontratë deri në vitin 2025. Partey iu pati bashkuar Arsenalit para dy vjetësh nga Atletico Madridi, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Sezonin e fundit ai shënoi vetëm dy gola dhe bëri një asistim në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.