Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtari që akuzohet për dhunim, afër kalimit në Spanjë

Thomas Partey

Ish-futbollisti i Arsenalit, Thomas Partey, që akuzohet për dhunim dhe për sulm seksual, është afër kalimit në Spanjë. 

“The Sun” ka raportuar të dielën se Partey është afër transferimit te skuadra e Villarrealit. 

Katër ditë pasi u largua nga Arsenali, Partey u akuzua për dhunim, kurse e ka edhe një akuzë për sulm seksual. Akuzat kanë të bëjnë me tri gra të ndryshme. Më herët u raportua se veprat penale dyshohet se kanë ndodhur në vitet 2021 e 2022. 

32-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Westminsterit të martën. 

Reprezentuesi i Ganës i është nënshtruar testeve mjekësore dhe pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Villarrealin. 

Edhe Partey deklarohet i pafajshëm për akuzat për dhunim dhe sulm seksual Futboll Partey deklarohet i pafajshëm për akuzat për dhunim dhe sulm seksual

Mesfushorit, kontrata me Arsenalin i përfundoi në fillim të muajit të kaluar. Te “topçinjtë” qëndroi për pesë edicione. 

Partey ka luajtur 167 ndeshje me klubin londinez, në të cilat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime.