Një gjykatë franceze ka konfirmuar të mërkurën se ylli maroken i Paris Saint-Germainit, Achraf Hakimi, do të gjykohet për përdhunim.
Vendimi ishte marrë më 19 qershor gjatë Kupës së Botës.
Hakimi akuzohet për përdhunimin e një vajze në vitin 2023, akuza të cilat mbrojtësi i krahut të djathtë i ka mohuar vazhdimisht.
Ai e kishte apeluar vendimin në gjykatën më të lartë në sistemin gjyqësor francez për çështjet civile dhe penale.
Rasti ka të bëj nga shkurti i vitit 2023, kur një vajzë e moshës 24-vjeçare në atë kohë, i kishte thënë policisë në Val-de-Marne se Hakimi e kishte përdhunuar atë.
Ajo ka thënë se kishte pasur biseda me Hakimin në janar të vitit 2023 në Instagram, dhe se kishte shkuar në shtëpinë e tij me taksinë e dërguar nga futbollisti.
Sipas saj, ai kishte nisur me veprime pa dëshirën e saj. Ka shtuar se ka arritur që të largohej disi. Hakimi ishte akuzuar për përdhunim disa ditë më pas.