Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ylli i PSG-së paraqitet në gjykatë me akuzë për dhunim

hakimi

Ylli i Paris Saint-Germainit, Achraf Hakimi, do të paraqitet në gjykatë me akuzë për dhunim. Kjo u bë e ditur të martën.

Hakimi është kapiten i Marokut dhe prej lojtarëve më të rëndësishëm të fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve, PSG-së.

Zyra e prokurorit në Nanterre kishte hapur një hetim në vitin 2023, pasi kundër mbrojtësit u bë një akuzë për përdhunim.

“Sot, vetëm një akuzë për përdhunim është e mjaftueshme për të justifikuar një gjyq, edhe pse unë e kundërshtoj atë dhe çdo gjë tregon se është e rreme”, ka shkruar Hakimi.

“Po e pres me qetësi këtë gjyq, i cili do të mundësojë që e vërteta të dalë publikisht”.

Në fund të shkurtit të vitit 2023, një 24-vjeçare shkoi në stacionin policor në Val-de-Marne, ku tha se ishte dhunuar, por nuk paraqiti ankesë zyrtare. 

“Një gjyq po urdhërohet vetëm bazuar në fjalën e një gruaje që bllokoi të gjitha hetimet, refuzoi të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe testet e ADN-së, refuzoi të lejonte që telefoni i saj të ekzaminohej dhe refuzonte të përmendte një dëshmitar kyç”, ka thënë avokatja e Hakimit, Fanny Colin.

Edhe Hakimi në gjyq për akuzën për dhunim, thotë se mezi pret të flas Futboll Hakimi në gjyq për akuzën për dhunim, thotë se mezi pret të flas

Sipas një burimi, paditësja pretendoi se lojtari e puthi, e preku pa pëlqimin e saj dhe më pas e përdhunoi.

Avokatja e Hakimit deklaroi se “dy vlerësime psikologjike të viktimës zbuluan mungesë qartësie në lidhje me faktet që ajo pretendonte se raporton”. Theksoi po ashtu se “ajo u pëpoq të fshihte nga autoritetet gjyqësore disa mesazhe të shkëmbyera me një nga shoqet e saj, duke planifikuar të grabiste Hakimin”.

Këto janë mohuar nga avokatja e gruas që bëri padinë.