Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi e bën drejtor legjendën e tenisit

Real Madrid

Legjenda e tenisit, Rafa Nadal, do të bëhet anëtar i ri i Bordit të Drejtorëve të Real Madridit.

Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën klubi i madh spanjoll, duke shtuar se emri i Nadalit do të hidhet në votim në Asamblenë e Përgjithshme që mbahet më 21 nëntor.

Nadal do të jetë figurë kyçe e Realit në të ardhmen. Ai është anëtar nderi i Real Madridit.

“Për Real Madridin dhe për të gjithë tifozët e Madridit, është një burim i madh krenarie që një figurë, një pikë referimi e sportit spanjoll dhe botëror, do të bëhet pjesë e Bordit tonë të Drejtorëve dhe do të kontribuojë në të tashmen dhe të ardhmen e klubit tonë”, shkruan në komunikatën e Realit.

Nadal është fitues i 22 titujve “Grand Slam” dhe dy herë fitues i medaljeve të arta olimpike.