Qeveria e Ganës ka kritikuar autoritetet kanadeze për vendimin që ia mohoi hyrjen në vend futbollistit të Villarrealit, Thomas Partey.
Reprezentuesit të Ganës, Parteyt, të premten iu mohua hyrja në Kanada. Futbollistit të Villarrealit iu refuzua kërkesa për vizë nga qeveria kanadeze.
Ish-lojtari i Arsenalit, Partey, ka rast të hapur në Angli pasi që në korrik të vitit të kaluar u akuzua për dhunim dhe sulm seksual. Ai në shtator u deklarua i pafajshëm, derisa është në pritje të vendimit të gjykatës.
“Qeveria e Republikës së Ganës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimin e ashpër dhe jashtëzakonisht të padrejtë të Kanadasë. Edhe pse respekton të drejtën sovrane të Kanadasë për të zbatuar ligjet e saj të emigracionit, Gana vlerëson se mbështetja në pretendime të pakonfirmuara, pa pasur një vendim gjyqësor përfundimtar, ngre pikëpyetje serioze mbi drejtësinë dhe proporcionalitetin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.
33-vjeçari Partey do t’i mungojë Ganës në ndeshjen e parë të Botërorit më 18 qershor ndaj Panamasë.
-
Parteyt i refuzohet hyrja në Kanada, mungon në ndeshjen e parë në Botëror
-
Partey deklarohet i pafajshëm për akuzat për dhunim dhe sulm seksual
-
Partey, arsyeja pse Gana do të preferonte të mbetej e treta, jo e dyta
-
Lojtari që akuzohet për dhunim, afër kalimit në Spanjë
-
Roy Keane sulmon ashpër babanë e Haalandit