Ish-lojtarit të Arsenalit, Thomas Partey, i është mohuar hyrja në Kanada.
Reprezentuesit të Ganës i është refuzuar kërkesa për vizë nga qeveria kanadeze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori i Villarrealit, Partey, do t’i mungojë Ganës në ndeshjen e parë të Botërorit më 18 qershor ndaj Panamasë.
“FIFA mund të konfirmojë se lojtari Thomas Partey nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë për në Kanada për të marrë pjesë në ndeshjen e parë kundër Panamasë, pasi kërkesa e tij për vizë u refuzua nga qeveria kanadeze. FIFA nuk është e përfshirë në procedurat e imigracionit të vendeve pritëse, përfshirë vendimet për vizat. Në fund të fundit, qeveria e vendit pritës vendos se kush merr vizë dhe kush lejohet të hyjë në vend”, ka thënë FIFA në një përgjigje për “The Athletic”.
Partey ka rast të hapur në Angli pasi që në korrik të vitit të kaluar u akuzua për dhunim dhe sulm seksual. Ai në shtator u deklarua i pafajshëm, derisa është në pritje të vendimit të gjykatës.