Mesfushori i Villarrealit, Thomas Partey, është paraqitur të mërkurën në një gjykatë në Londër dhe është deklaruar i pafajshëm për akuzat për dhunim dhe sulm seksual ndaj tri grave.
Reprezentuesi i Ganës është i akuzuar për pesë raste lidhur me dhunimin e dy grave, ndërsa e ka edhe një akuzë për sulm seksual ndaj një gruaje të tretë. Sipas akuzës, rastet kanë ndodhur nga prilli i vitit 2021 deri në qershor 2022.
Ai ishte pjesë e Arsenalit, ndërsa është larguar në verë për te Villarreali. Partey luajti në Ligën e Kampionëve të martën ndaj Tottenhamit dhe të mërkurën u paraqit në gjykatë ku nuk pranoi akuzat që e rëndojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lojtari që akuzohet për dhunim, afër kalimit në Spanjë
-
Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për dhunim dhe sulm seksual
-
Partey, arsyeja pse Gana do të preferonte të mbetej e treta, jo e dyta
-
Gana e quan të padrejtë vendimin ndaj Parteyt
-
Parteyt i refuzohet hyrja në Kanada, mungon në ndeshjen e parë në Botëror