Mesfushori Thomas Partey, do të largohet nga Arsenali për ta vazhduar karrierën në Serie A të Italisë. Ganezi do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit në afatin kalimtar të janarit, ka raportuar “Sky Sports” të mërkurën.
Partey ka marrëveshje personale me Juventusin, ekip që po negocion me Arsenalin për lirimin e tij. Ekipi italian ka ofruar mbi 20 milionë euro për 30-vjeçarin dhe së shpejti pritet të arrijë marrëveshje edhe me Arsenalin, pasi Partey nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.
Partey këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Arsenalin ka kontratë deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm