Mesfushori Thomas Partey ka refuzuar ofertat e skuadrave tjera, pasi është i vendosur që t’i bashkohet Juventusit gjatë kësaj vere.
“Daily Mail” shkruan të Partey ka kërkuar nga Arsenali ta pranoj ofertën e ekipit italian, me të cilin thuhet se ka marrëveshje.
Ganezi është nxjerr në shitje nga Arsenali, ekip që për ta lënë të lirë në këtë afat kalimtar po kërkon të paktën 40 milionë euro.
30-vjeçari edicionin e shkuar pati paraqitje të mira me fanellën e Arsenalit, ndërsa po kërkohen edhe nga klubet e Arabisë Saudite.
Partey ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2025, ndërsa ka luajtur edhe për Atletico Madridin.
Artikuj të ngjashëm