Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për ganezin Partey

Futbollisti ganez, Thomas Partey, mund t’i bashkohet Juventusit gjatë verës. Mesfushori 30-vjeçar me Arsenalin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai nuk është i kënaqur me hapësirën që ka te skuadra londineze dhe është në kërkim të një aventure të re. Arsenali është i gatshëm ta lirojë lojtarin e Ganës për 20 milionë euro.

Partey më herët ka luajtur edhe për Atletico Madridin, Almerian dhe Mallorcan.

Artikuj të ngjashëm