Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Thomas Partey, ka njoftuar të premten “Calciomercato”.
Madje, sajti italian bën të ditur se Juventusi tashmë ka kontaktuar Arsenalin dhe i ka bërë ofertë zyrtare për ganezin, i cili po kërkohet edhe në Arabinë Saudite.
Mësohet se Juventusi ka ofruar 20 milionë euro për kartonin e tij, pasi Partey është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Itali.
Ai do të largohet nga Arsenali këtë verë dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 40 milionë eurosh, duke pasur parasysh se ka kontratë deri në vitin 2025.
Edicionin e fundit, 30-vjeçari ka shënuar tri gola në Premier League, ndërsa para Arsenalit, karrierë ka bërë edhe tek Atletico Madridi.