Mesfushori Thomas Partey pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar “Tuttosport” të enjten. Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka nisur kontaktet me futbollistin dhe së shpejti do të bëjë edhe ofertë zyrtare për transferimin e tij.
Ekipi italian do të ofrojë rreth 25 milionë euro për ganezin, i cili ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2025. Partey ishte në shitje edhe këtë verë nga Arsenali, por asnjëra prej ofertave nuk e bindi klubin londinez në lirimin e tij.
Ai këtë edicion ka 4 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Arsenalin, ndërsa është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2020. Partey iu bashkua Arsenalit nga skuadra e Atletico Madridit.