Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta konfirmon lëndimin e Parteyt

Tifozët e Arsenalit kanë marrë lajm jo të mirë pasi trajneri i skuadrës, Mikel Arteta, ka konfirmuar lëndimin e Thomas Parteyt.

Partey do të bëjë teste të thella mjekësore, për të parë se cila është shkalla e lëndimit të brinjëve.

Mesfushori i Arsenalit u detyrua të largohej në pjesën e parë të premten mbrëma, në disfatën që skuadra e tij e pësoi nga Manchester City.

Ai mori goditje të rëndë në brinjë. Mungesa e Parteyt në mesfushë u vërejt shumë në pjesën e dytë të Arsenalit në duelin ndaj Cityt.