Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Saka kthehet nga lëndimi

Bukayo Saka

Futbollisti i Arsenalit, Bukayo Saka, është kthyer nga lëndimi pas një muaji mungesë dhe pritet të luajë të shtunën ndaj Neëcastlet në Premier League.

Saka ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit, që pësoi tri disfata.

Reprezentuesi anglez ka vuajtur nga lëndimi në tendinën e Akilit.

“Bukayo me shumë gjasë do të jetë në skuadër. Kështu që është lajm i mirë”, ka deklaruar të premten Mikel Arteta.

Arsenali synon të kthehet nga dy disfatat rresht në ligë, nga Bournemouthi dhe Manchester City.