Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paredes do t’i bashkohet Juventusit

Mesfushori argjentinas Leandro Paredes sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë te skuadra e Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar të premten “Corriere dello Sport”.

Mësohet se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin, ekip me të cilin ka Paredes kontratë deri në vitin 2023, transmeton Koha Ditore.

Për Paredesin, ekipi i Juventusit do ta ofrojë në shkëmbim kartonin e mesfushorit Emre Can, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.

Paredes, 25-vjeçar, këtë edicion ka 15 paraqitje me ekipin francez në të gjitha garat dhe është reprezentues i Argjentinës. Ai te PSG-ja u transferua në janar të këtij viti nga Zeniti. Gjatë karrierës ka luajtur edhe te Roma, Empoli, Boca Juniorsi e Chievo.