Mesfushori Leandro Paredes do të rikthehet te Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni, ka raportuar “Calciomercato” të premten.
28-vjeçari do të kthehet te skuadra franceze, pasi Juventusi ka marrë vendim për të mos e blerë kartonin e tij.
Paredes para fillimit të këtij sezoni u huazua te Juventusi, ekip që kishte opsionin e blerjes për 15 milionë euro.
Mirëpo, argjentinasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe Juventusi tashmë ka njoftuar Parisin për vendimin që ka marrë për Paredesin.
Në 22 ndeshje të luajtura deri më tani për Juventusin, Paredes ka regjistruar vetëm një asistim. Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.