E ardhmja e mesfushorit Leandro Paredes është larg Paris Saint-Germainit. Sipas “L’Equipe”, Paredes tashmë ka kërkuar largimin nga Parisi dhe klubi francez po kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e tij.
Interesim për Paredesin ka kohë që ka treguar Juventusi dhe 28-vjeçari është i gatshëm për t’u kthyer në Serie A.
Ai në Itali ka bërë karrierë te Roma e Empoli përpara se t’i bashkohet Parisit në vitin 2019.
Paredes ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024 dhe edicionin e fundit ka shënuar një gol e ka bërë dy asistime.
Artikuj të ngjashëm