Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galtier pret që Paredes të largohet nga PSG-ja

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Chrostophe Galtier, pret që mesfushori Leandro Paredes të largohet këtë verë nga ekipi francez.

Galtier ka thënë për “L’Equipe” që për Paredesin ka shumë skuadra të interesuara dhe se mesfushori është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në një klub ku do të ketë minutazhë më të madhe.

28-vjeçari, që këtë sezon ka vetëm 55 minuta lojë për Parisin, pritet që t’i bashkohet Juventusit.

Më herët është raportuar se Paredes ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, që po negocion me Parisin për lirimin e tij.

Ai ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm