Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes, ka njoftuar “Sky Sports” të enjten. Bëhet e ditur se Paredes është kërkesë e Mauricio Pochettinos, i cili do të jetë trajner i Chelseat për edicionin e ri dhe ka punuar me mesfushorin te Paris Saint-Germaini.
Paredes me të përfunduar edicioni aktual pritet të rikthehet te Parisi pas huazimit njëvjeçar te Juventusi. Ai verën e shkuar u huazua te Juventusi, ekip që nuk do ta blejë kartonin e tij për 15 milionë euro.
28-vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Juventusi, ndërsa me Parisin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Këtë edicion, Paredes ka 1 gol e 2 asistime në të gjitha garat për Juventusin, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Zeniti, Roma e Empoli.