Mesfushori Leandro Paredes është përforcimi më i ri te skuadra e Romës. Reprezentuesi i Argjentinës, të mërkurën është prezantuar tek ekipi italian.
Ai me Romën ka firmosur kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Paredes te Roma është transferuar nga Paris Saint-Germaini që ka përfituar mbi 5 milionë euro nga shitja e tij.
29-vjeçari është rikthyer te Roma, pasi ishte pjesë e këtij ekipi për dy vjet përpara se të largohej në vitin 2017.
Edicionin e fundit, Paredes ishte i huazuar te Juventusi por ekipi nga Torino nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij. Në 39 paraqitje për Juventusin, Paredes pati 1 gol e 2 asistime në të gjitha garat.