Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray siguron Paredesin

Leandro Paredes do ta vazhdojë karrierën në Turqi. Mesfushori argjentinas do të jetë pjesë e skuadrës së Galatasarayt, ka njoftuar e përditshmja turke “Hurriyet” të hënën. Mësohet se marrëveshja është arritur mes palëve dhe Galatasaray po negocion me Paris Saint-Germainin për lirimin e tij.

Parisi po kërkon të paktën 15 milionë euro për Paredesin dhe marrëveshja mund të finalizohet brenda pak ditëve.

Paredes ka kontratë me Parisin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa me Galatasarayn do të firmosë deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

28-vjeçari edicionin e shkuar ishte i huazuar te Juventusi, por ekipi italian nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij. Në 39 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat, ai pati 1 gol e 2 asistime.