Mesfushori Leandro Paredes mund të konfirmohet futbollist i skuadrës së Juventusit. Është trajneri i Paris Saint-Germainit, Christpph Galtier, ai që ka bërë të ditur se argjentinasi do të transferohet tek ekipi italian.
Në një intervistë për mediumet franceze, Galtier ka thënë se Paredes tashmë ka marrëveshje me Juventusin dhe pritet që këto ditë t’i bashkohet ekipit të ri.
“Lenadro nuk do të jetë pjesë e ekipit tonë. Kam biseduar me të dhe ai më ka t hënë se tashmë ka marrëveshje me Juventusin. Pritet vetëm marrëveshja mes klubeve që transferimi i tij të realizohet”, është shprehur Galtier.
Paredes 28-vjeçar do të huazohet tek Juventusi për një vit, ndërsa ekipi italian do ta ketë opsionin e blerjes së tij për 20 milionë euro. Ai ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024.