Mesfushori Leandro Paredes edhe zyrtarisht është futbollist i Juventusit. Ekipi nga Serie A, e ka zyrtarizuar të enjten Paredesin.
Argjentinasi 28-vjeçar i është bashkuar Juventusit nga Paris Saint-Germaini. Ai është huazuar për një vit, ndërsa Juventusi e ka opsionin e blerjes së tij.
“Lista e mesfushorëve të Juventusit është zgjeruar me ardhjen e Leandro Paredesit, i cili është zyrtarisht një lojtar i ri i Juventusit. Argjentinasi vjen si huazim nga Paris-Saint Germaini”, thuhet një njoftimin e ekipit nga Serie A.
Paredes iu pat bashkuar Parisit në janar të vitit 2019 nga Zeniti dhe këtë edicion ka regjistruar katër paraqitje në të gjitha garat për ekipin francez. Ai karrierë ka bërë edhe te Roma, Empoli e Boca Juniorsi. Reprezentuesi i Argjentinës ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.