Leandro Paredes ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A. “Tuttosport” shkroi të martën se Juventusi i ka bërë ofertë zyrtare Paris Saint-Germainit për mesfushorin e Argjentinës. Për transferimin e Paredesit në verë, Juventusi ka ofruar 20 milionë euro.
Thuhet se marrëveshja është afër finalizimit, pasi Paredes po e dëshiron transferimin e Juventusit. 27-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin e ardhshëm dhe është i gatshëm të kthehet në Serie A.
Ai në Itali ka luajtur edhe për Romën, Empolin e Chievon, ndërsa pjesë e PSG-së është prej vitit 2019. Këtë edicion, Paredes ka një gol e dy asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.