Trajneri i ferizajasve, Andrej Panadiq, ka theksuar se fitorja e Ferizajt ndaj Prishtinës, ka qenë një prej ndeshjeve më të luftuara nga lojtarët e tij brenda në fushën e lojës.
Ferizaj të shtunën fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 1:0.
Shumë i kënaqur me fitoren është ndarë trajneri i skuadrës.
“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe me këtë fitore. Jam shumë i kënaqur edhe me përparimin që kanë shënuar lojtarët e mi, dhe jam i kënaqur me lojën që treguam. Fillimi ka qenë i vështirë. Sot ka qenë loja më luftarake e sezonit, fituam duelet që i kishim”, është shprehur Panadiq.