Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq është ndarë shumë i lumtur me fitoren e ekipit të tij ndaj Llapit.
Ai tha se futbollistët e tij dhanë edhe atomin e fundit për ta fituar këtë ndeshje që ishte tejet e rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Ferizaj triumfoi 2:1 ndaj Llapit, për t’u ngritur në kuotën e 24 pikëve.
“Pas humbjes nga Drenica, të cilën nuk e merituam, kam kërkuar nga futbollistët që mos të kursejnë asgjë nga vetja dhe mos të dorëzohen deri në fund ndaj Llapit. Ata iu përmbajtën kërkesave të mia dhe arritëm një fitore të rëndësishme, e cila më bën të lumtur shumë. Tani, na mbetet të fokusohemi të ndeshja tjetër edhe pse orari i ngjeshur pa na detyron që të pauzojmë lojtarët herë pas here”, është shprehur Panadiq.