Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Panadiq: Lojtarëve të Ferizajt ua heq kapelën

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq, është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij.

Ai ka thënë se lojtarët e tij meritojnë t’u hiqet kapela.

“I gjithë ekipi ka funksionuar mirë. Kur mendoj rastet, nuk pajtohem se jemi mbrojtur. Edhe lojtarët janë të pikëlluar, por nuk duhet të ndihen të tillë, sepse kanë dhënë maksimumin. Duhet hequr kapelën të gjithëve. Kemi pasur mungesa shkaku i suspendimeve, por përkundër telasheve të gjithë kanë dhënë maksimumin. Ne kemi luajtur ashtu siç na është dashur. Kemi luajtur me dy sulmues dhe dy mesfushor të qendrës. Duhet të luajmë njëjtë siç luajtëm ndaj Llapit. Uroj vetëm të kemi më shumë fat”, ka thënë Panadiq.