Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Panadiqi përgëzon lojtarët për luftën në fushë

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq, ka përgëzuar lojtarët që ai drejton për luftën e madhe që po bëjnë në fushë, ndërsa ka theksuar se po ndihet lodhja te lojtarët shkaku i ndeshjeve të shpeshta që po zhvillohen në elitën e futbollit kosovar.

“Përgëzoj lojtarët që kanë luajtur në tre ndeshjet e fundit. Kjo do të thotë shumë për ta. Kishim vetëm tri ditë për ta përgatitur ndeshjen dhe kjo nuk është e lehtë. Ju e dini që ndeshjen e fundit e kemi luajtur para tri ditësh. Kemi mundur të bëjmë vetëm rigjenerim. Dhe përsëri ka qenë prezent loja, zemra dhe përkushtimi i lojtarëve. Mënyra se si lojtarët e kuptojnë lojën është në nivel të lartë. Kjo është skuadra që unë dua. Por vërehet edhe lodhja dhe nuk po mundemi ta japim atë që ne mundemi”, ka deklaruar Panadiq pas ndeshjes.