Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Panadiqi ankohet në fushë, por i gëzohet fitores

Trajneri i Ferizajt, kroati Andrej Panadiq, është ankuar për fushën në gjendje jo të mirë në “Riza Lushta” në Mitrovicë, por i është gëzuar fitores ndaj Trepçës ’89.

Ferizaj fitoi me rezultatin 1:0, me një gol të shënuar në pjesën e parë.

“Ka qenë një lojë shumë e vështirë, por edhe fusha nuk ka lejuar të luhet lojë e mirë. Trepça ’89 ka bërë një presion të madh, e që ishte shumë normale. Kemi luajtur para tri dite në fushë me bar sintetik. E mira e ditës së sotme ishte sepse e arritëm edhe fitoren e dytë rresht. Këto do të jenë pikë të mëdha në vazhdim të kampionatit”, ka thënë Panadiq.