Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa gola pas pjesës së parë në Podujevë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet skuadrës së Llapit dhe Dukagjinit. Ndeshja po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe i takon xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapit ka dominuar më shumë në pjesën e parë përball Dukagjinit sa i përket posedimit të topit, por nuk regjistroi ndonjë rast konkret shënimi.

Në anën tjetër, Dukagjini është përpjekur të rrezikoj nëpërmjet kundërsulmeve, por futbollistët e Llapit u treguan mjaft të kujdesshëm gjatë 45 minutave të para, duke mos lejuar që t’u rrezikohet porta.