Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ozili i bashkohet Bashakshehirit

Mesut Ozili është preznatuar si lojtar i ri i Istanbul Bashakshehirit, menjëherë pasi e shkëputi kontratën me Fenerbahçen.

Mesfushori nuk ishte përfshirë në skuadrën e Fenerbahçes për shkak të një problemi me trajnerin Ismail Kartal, dhe të mërkurën u njoftua se ai është larguar nga klubi.

Bashakshehiri menjëherë ka siguruar shërbimet e përfaqësuesit të Gjermanisë dhe e konfirmoi ka arritur marrëveshje me 33-vjeçarin.

Klubi turk postoi në “Twitter” një citat të presidentit Goksel Gumusdag, të cilën e kishte thënë për Ozilin në vitin 2018, kur edhe kishte dhënë intervistë për gazetën gjermane “Bild”.

“Një ditë, rrugët tona do të takohen në Bashakshehir”, është citati i përdorur, ndërsa presidenti i Bashakshehirit në intervistë kishte thënë se “nëse ai dëshiron t’i bashkohet skuadrës, ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi për ta transferuar”.

Edhe FIFA megjithatë jep leje, Kante te Fenerbahçe me ndërhyrjen e Erdoganit Futboll 5 muaj më parë FIFA megjithatë jep leje, Kante te Fenerbahçe me ndërhyrjen e Erdoganit

Ozili i ishte bashkuar Fenerbahçes nga Arsenali në janar të vitit 2021, dhe kishte nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024.

33-vjeçari largohet nga “verdhekaltrit” pas 36 paraqitjeve në të gjitha garat, me tetë gola të shënuar.