Tifozët e skuadrës së Fenerbahçes kanë mbetur të befasuar me vendimin e klubit për të përjashtuar mesfushorit Mesut Oezil.
Në një njoftim në “Twitter”, Fenerbahçe ka bërë të ditur se krahas Oezilit ka përjashtuar edhe mesfushorin tjetër, Ozan Tufan. Klubi nuk ka bërë të ditura arsyet e përjashtimit të tyre dhe ditëve në vijim pritet të reagojë.
“Lojtarët e skuadrës tonë, Mesut Ozil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar nga skuadra dhe ky vendim është zyrtarizuar për publikun”, thuhej në njoftimin e Fenerbahçes.
Oezil 33-vjeçar iu bashkua ekipit turk në janar të vitit 2021 dhe firmosi kontratë deri në vitin 2024.
Këtë edicion, Oezil ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar dy herë në 26 ndeshje.
Ndërkohë, Tufan 27-vjeçar ka kontratë me ekipin turk deri në vitin 2023 dhe u ribashkua me Fenerbahçen në fillim të këtij viti, ka gjashtë paraqitje në kampionat deri më tani.