Mesfushori Mesut Oezil nuk e ka të ardhmen e sigurt te skuadra e Fenerbahçes, përcjell “Diario AS”.
Oezil është përjashtuar javë më parë nga klubi dhe Fenerbahçe tashmë ka nisur procesin e shkëputjes së kontratës.
33-vjeçari ka kontratë me ekipin turk deri në vitin 2024 dhe këtë edicion ka shënuar nëntë gola në 26 ndeshje për Fenerbahçen. Ai pritet që karrierën ta vazhdojë në SHBA, pasi thuhet se tashmë ka nisur negociatat me ekipin Inter Miami, ku pronar është ish-futbollisti David Beckham.
Artikuj të ngjashëm