Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ozili zyrtarizohet nga Bashakshehiri

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Arsenalit, Mesut Ozil, ka nënshkruar kontratë me Istanbul Bashakshehirin të enjten, pasi u largua nga klubi turk, Fenerbahçe.

Istanbul Bashakshehiri ka thënë se marrëveshja me Ozilin është njëvjeçare, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Kjo lëvizje erdhi një ditë pasi Fenerbahçe ka thënë se 33-vjeçari është larguar me marrëveshje të dyanshme, ani pse në kontratë i kishte edhe dy vjet të tjera.

Ai iu bashkua Fenerbahçes në muajin janar të vitit 2021 si futbollist i lirë, kur Arsenali ia shkëputi kontratën më herët.

Ozil realizoi tetë gola në 25 ndeshjet e sezonit të fundit, por nuk ishte pjesë e skuadrës që nga muaji mars për shkak të një mosmarrëveshjeje me trajnerin.

Edhe Oezili tërhiqet nga futbolli aktiv Sport Oezili tërhiqet nga futbolli aktiv

Istanbul Bashakshehiri është në Ligën e Konferencës këtë sezon pasi përfundoi në vendin e katërt në ligën turke.

Fenerbahçe ishte i dyti.