Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ozili mund të kthehet në Angli

33-vjeçari Mesut Ozil ka luajtur për Arsenalin në Premier League nga viti 2013 deri në vitin 2021.

Ai u transferua më pas te Fenerbahçe, por ish-reprezentuesi i Gjermanisë, fitues i Kupës së Botës, u suspendua nga klubi javën e kaluar.

Portali anglez “TeamTalk” ka shkruar të shtunën se skuadra e rangut të dytë e futbollit të Anglisë, Hull City, pritet të bëjë hapin për të siguruar shërbimet e tij.

Ozili ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2024.

Në edicionin aktual ka shënuar nëntë gola dhe ka dy asistime në 26 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm