Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oezili nuk është i lumtur, e mendon largimin nga Fenerbahçe

Mesut Oezil nuk është i lumtur dhe po e mendon largimin nga Fenerbahçe vetëm tetë muaj pasi iu bashkua skuadrës turke nga Arsenali, ka raportuar të enjten gazeta spanjolle “AS”. 32-vjeçari u transferua te skuadra e elitës së Turqisë në muajin janar si lojtar i lirë, pasi Arsenali u pajtua me futbollistin për shkëputjen e kontratës, gjashtë muaj pa përfunduar ajo.

Pasi u transferua te Fenerbahçe në janar, ai luajti vetëm 10 ndeshje për shkak të lëndimit të rëndë që e pati në nyjën e këmbës. Në edicionin e ri, mesfushori ka qenë titullar në vetëm një ndeshje.