Atdhe Nuhiu do të qëndrojë edhe më tutje tek Altachu austriak.
33-vjeçari e ka vazhduar kontratën me skuadrën deri në vitin 2024.
Lajmi është bërë zyrtar të premten nga skuadra që po lufton për mbetje në elitën e futbollit austriak.
Altachu është i parafundit në renditje me 13 pikë nga 27 ndeshje.
Ish-sulmuesi i Kosovës në edicionin aktual ka 12 gola të shënuar, ndërsa ka dhuruar edhe dy asistime.
Edhe
Nuhiu vazhdon kontratën dhe bëhet gati për karrierën si trajner
“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës. Klubi dhe tifozët më kanë pritur mirë që nga vera e vitit 2021. Do të punoj fort për ta rritur paraqitjen time në fushë dhe ta ndihmojë Altachun ta arrijë objektivin”, është shprehur Nuhiu.
Me Kosovë, Nuhiu ka luajtur 19 ndeshje ndërsa ka tri gola të realizuara.