Atdhe Nuhiu është larguar nga Altachu pas pesë vjetësh.
Nuhiu është larguar nga Altachu me synimin për të bërë hapin tjetër në karrierën si trajner.
Në tetor të vitit 2024, Nuhiu i dha fund karrierës si lojtar dhe u prezantua menjëherë si ndihmës-trajner tek Altachu austriak.
Në vitin 2025, Nuhiu u emërua edhe ndihmës i përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.
“Sky” ka raportuar se Nuhiu ka marrë disa oferta për të drejtuar klube të Austrisë, por edhe klube jashtë saj.
Tek Altachu e kanë falënderuar Nuhiun për kontributin e dhënë gjatë pesë vjetëve, përfshirë edhe periudhën si lojtar.
Altachu garon në elitën austriake.