Vesel Demaku shënoi supergol në finale të Kupës së Austrisë të premten mbrëma ndaj LASK-ut për 2:1 në minutën e 31-të.
Por, skuadra e Altachut, ku ndihmëstrajner është edhe ish-sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, pësoi disfatë pas vazhdimeve 4:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi Kupa e Austrisë nuk u arrit, tani për mesfushorin e Kosovës, Demakun 26-vjeçar, synim mbetet qëndrimi në elitën austriake të futbollit.
“Do të udhëtojmë për në shtëpi dhe qëkur të zbresim nga aeroplani, do të jemi të fokusuar plotësisht te Wolfsbergeri”, ka deklaruar Demaku pas ndeshjes.
Fitorja në shtëpi ndaj Wolfsbergerit do t’ia siguronte Altachut qëndrimin në elitë.
Altachu është në grupin e skuadrave që e kanë këtë synim. Por, me fitore më pas do të kishin mundësi të hynin në garë për të siguruar kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Ndeshja Altach – Wolfsberger luhet të hënën nga ora 18:30.