Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Demaku asiston, Avdijaj lëndohet në Austri

Vesel Demaku

Mesfushori i Kosovës, Vesel Demaku, ka treguar paraqitje të mirë të dielën në Bundesliga të Austrisë.

Ai asistoi në golin e fitores së Altachut ndaj Linzit me rezultat 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Demaku asistoi në golin e vetëm të ndeshjes që i takoi xhiros së 18-të. Ai asistoi për golin e shënuar në minutë ne 28-të nga Mohamadi Ouedraogo.

Për mesfushorin 26-vjeçar ishte asistimi i dytë këtë edicion.

Altachu është në vendin e nëntë me 24 pikë.

Ndërkohë, në Austri të dielën për Wolfsbergerin u paraqit edhe Donis Avdijaj.

Por Avdijaj u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 27-të për shkak të lëndimit.

Ekipi tij humbi në shtëpi nga Grazeri me rezultat 2:2.

Wolfsberger zë vendin e tetë me 25 pikë.